Pas mbarimit të “Big Brother VIP” u duk sikur shoqëria e Sabianit dhe Ilirit do jetë nga ato të pavdekshmet. Pas daljes nga shtëpia e famshme, Sabiani u sigurua të takojë çdo familjarë të Ilirit dhe t’i tregojë “100 mijë euroshit” të tijë se ata janë mirë.
Por faktet thonë se sot, rreth 3 muaj pas përfundimit të reality show-t, miqësia e tyre nuk eshte më si më parë e madje po përçahen.
Sabiani festoi një ditë më parë ditëlindjen, ku nuk kanë munguar urimet e shumta nga fansat, familja, kolegët, miqtë dhe ish-banorët e BB VIP.
Por ajo që ra më shumë në sy, duke pasur parasysh edhe deklaratat e fundit të Sabianit, ishte fakti që balerini i njohur nuk bëri një urim publik për këngëtarin.
I ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel.
“Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”, u shpreh Sabiani.
Ndërkohë në një vështrim në llogaritë e tyre zyrtare në “Instagram”, vihet re se dy ish-banorët e BBV e ndjekin ende njëri-tjetrin në rrjetin social dhe kanë ende fotot ku kanë dalë bashkë.