Njëra më bukur se tjetra, Xhensila Myrtezaji dhe Bora Zemani bëjnë “xing” me të njëjtin fustan (FOTO LAJM)

Moderatorja Bora Zemani është shumë aktive në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka marrë vëmendjen e ndjekësve me disa foto të publikuara në Instagram, ku shfaqet e veshur me një fustan të ngushtë dhe të shkurtër.

Fustani, i cili është në ngjyrë rozë, i ekspozon format tërheqëse trupore. Mirëpo, përpos kësaj, një detaj tjetër ka rënë në sy. Moderatorja ka bërë “Xing” me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, e cila e ka veshur më parë këtë model.

Xhensila është shfaqur e veshur me një fustan të tillë para një viti, në festën e ditëlindjes së Ajkës. Kujt mendoni se i shkon më shumë?

 


Shtuar 14.07.2021 13:22