Një partner si i Genta Ismajlit, Usta i bën dedikimin më romantik këngëtares (FOTO LAJM)

Genta Ismajli ka 2 vite që po jeton një histori të bukur dashurie me biznesmenin turk, Usta. Pasi lidhja e tyre u bë publike ata kanë qenë të pandarë nga njëri-tjetri dhe herë pas here nuk mungojnë dedikimet romantike në rrjete sociale.

Usta nuk lë rast pa treguar dashurinë e madhe ndaj këngëtares dhe një partner si ai do të ishte perfekt për çdo vajzë. Ai nuk ka pritur kurrë raste speciale për të shprehur gjithë dashurinë për Gentën siç ka bërë dhe së fundmi. Usta ka publikuar në Instagram një foto të këngëtares dhe ka shkruar fjalët më të ëmbla për të.

“Ti je dielli im, yjet e mi, qielli im… Ti je personi i vetëm që dua vërtetë. Nuk kam nevojë për askënd përveç teje! Kam nevojë vetëm për sytë e tu dhe buzëqeshjen tënde e dashur!”, shkruan Usta.

Shtuar 12.05.2021 10:05