Nga njohja me Fisnikun te “arratia” në Dubai, Fjolla rrëfehet për herë të parë publikisht (FOTO LAJM)

Fjolla Morina dhe biznesmeni, Fisnik Syla, janë çifti me i ri i showbizit shqiptarë gjithashtu edhe më i përfuluri.

Ditën e djeshme çifti ishte i ftuar në emisionin kosovar “Kosovë Show” ku Fjolla ka zbuluar më shumë rreth mardhënies së tyre.

Çifti është pyetur se, ku dhe si është njohur për herë të parë?

Ndërsa këngëtarja edhe pse me pak hezitim pohoi se ata janë njohur përmes një kushëriri të saj.  Më parë ata ishin miq të mirë dhe ngadalë kjo gjë u kthye në ndienjë.

Sigurisht që Fjolla u pyet për historin e saj me akuzat e fundit dhe ngatresën me policinë.

Ajo u përgjigj se arma e gjetur në çantën e saj ka qënë kujtim nga një mik i cili nuk jeton më dhe se nuk kishte dijeni që ndodhej në një nga çantat që ajo kishte me vete pasi ishte nisur për xhirime nga Prishtina në Shqipëri.

“Unë kam pranuar të gjitha akuzat ndaj meje, pranova fajin, isha në arrest shtëpie, u mbyll me kaq. Mediat e tepruan shumë dhe më kanë bërë shumë dëm”, shtoi këngëtarja.

Së fundmi kanë qarkulluar thashetheme edhe për një shtatzani të mundshme por Fjolla e ka mohuar deri në këto momente.

Nuk mund të kalonte pa u diskutuar edhe tema e arratisë së këngëtares e cila ka bërë namin këto kohë në median rozë.

Si ka mundësi që këngëtarja shëtiti botën ndërkohë që Shqipëri ishte me akuzën e arratisë nga arresti i shtëpisë?

Fjolla e mohoi kategorikisht se ishte arratisur, ajo tha se ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe ndërkohë që policia ka shkuar për kontroll në shtëpinë në Kukës ku po vuante arrestin e shtëpisë ajo ndodhej në spital./albeu.com/

Shtuar 22.03.2021 12:03

Tags: , ,