Në muajin e 6-të të shtatëzënisë, Zaimina publikon fotot e ëmbla me Khloe: Djalë apo vajzë? (FOTO LAJM)

Rreth 1 muaj më parë, Zaimina Vasjari ka dhënë lajmin e bukur se është në pritje të fëmijës së dytë.

Në muajin e 6-të të shtatëzënisë, ajo ka publikuar një set fotografik me vogëlushen e saj Khloe, në breg të detit, ku ka pyetur ndjekësit:

”Dy bekimet e jetes time qe me kujtojne dhe tregojne se sa e bukur eshte jeta, sesi mundet njeriu te jete i lumtur vetem nga nje prekje, puthje apo buzeqeshje! Faleminderit zot!

Si mendoni bebi eshte djale apo vajze?”

Khloe dhe Zai janë veshur të dyja me të bardha dhe duken kaq bukur bashkë teksa dhurojnë shumë dashuri.

Reagimet kanë qenë të shumta na rrjet, ku ka patur aludime nga ndjekësit, të cilët shprehen disa për vajzë e disa për djalë. Por duket se Zaimina ka vendosur të qëndrojë edhe pak enigmatike, duke mos dhënë detaje të shumta. Gjithësesi ne mezi po presim ta zbulojmë!


Shtuar 26.11.2021 13:34