Në ditëlindjen e tij, Marina u sigurua t’i shprehë gjithë dashurinë Getoarit (FOTO LAJM)

Me një foto të bashkëshortit që e ka surprizuar në çdo moment, Marina Vjollca i ka uruar ditëlindjen publikisht reperit, Getoar Selimi.

“Jam kaq e lumtur të kem një bashkëshort si ti. Çdo ditë është një dhuratë dhe e dua faktin që e ndajmë atë bashkë. Gëzuar ditëlindjen dhe dije se të dua më shumë se asnjëherë”, ka shkruar moderatorja krah fotos së Getit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)

Së fundmi në një intervistë për ‘RevistaWho’, Marina ka treguar se martesa me Getoarin shkon për mrekulli pasi që nga dita e parë e lidhjes së tyre ky i fundit është kujdesur ta lërë gjithmonë gojë hapur për mirë. Ajo tregoi gjithashtu se dhurata e ditëlindjes e Getit e surprizoi, teksa shtoi se koha në shtëpi me të, është ajo më e ëmbla dhe e veçanta.


Shtuar 3.07.2021 10:48