Ndërron jetë aktori i njohur, shkaqet e vdekjes mister

Aktori i “Beverly Hills, 90210” dhe “General Hospital” nga “Port Charles”, David Gale, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare.

Të premten, motra e Gayle, Katie Colmenares, njoftoi lajmin për vdekjen e tij në “Instagram”.
Shkaku i vdekjes së aktorit nuk është bërë i ditur.

“Nuk ka pasur asnjë ditë të vetme në jetën time që të mos ishe me mua, pranë meje. Gjithmonë shoku im më i mirë, i gatshëm të përballej me çdo gjë dhe këdo.

Unë kurrë nuk do të jem e njëjta, por do të të mbaj aq fort çdo ditë në zemrën time, person i bukur, i dashur, i mrekullueshëm që më mungon çdo sekondë të çdo dite përgjithmonë”, shkroi e motra.


Shtuar 22.01.2024 08:50