Çifti zviceran bllokohet në malin e Korabit, pritet helikopteri për t’i transportuar

Prej ditës së djeshme, një çift turistësh zviceranë, kanë mbetur në afërsi të Sorokolit në malin e Korabit

Turistët janë nisur që pasditen e djeshme dhe nuk kanë mundur të kthehen.

Dyshohet të jenë bllokuar nga ndonjë ortek.

Policia e Dibrës dhe forca nga Tirana, u kanë shkuar në ndihmë.

Mëngjesin e sotëm, janë gjetur turistët, pritet helikopteri për t’i transportuar.