Ndarja me Tean, Bearti rrëfehet si kurrë më parë në ekran: Jam xheloz (VIDEO)

Bearti dhe Tea kanë qenë dyshja më e përfolur nga “Për’puthen”. Sidomos ndarja e tyre e papritur i habiti të gjithë, sepse lidhja e dashurisë ishte në hapat e parë. Gjithçka mes tyre përfundoi shumë shpejt dhe sot dyshja ndjekin rrugë të ndara.

Gjatë një interviste Tea e cilësoi marrëdhënien me Beartin si toksike  sepse ai shfaqte gjithmonë shenja pasigurie dhe xhelozie ndaj saj e këto ishin arsyet kryesore të ndarjes. Tea tha se ai e  ndiqte ngado dhe se ajo hoqi dorë nga gjithçka për t’ju përkushtuar Beartit.

Së fundmi, Bearti ka dhënë një intervistë për “Prive” ku ka folur mbi jetën e tij si beqar dhe çfarë nuk shkoi mirë me Tean. Ai e konfirmoi se është xheloz në një marrëdhënie, sepse sipas tij kështu tregohet nëse je apo jo i interesuar për tjetrin.

“Një njeri është xheloz nëse e do dikë. Normal që jam xheloz, nëse nuk të intereson dikush normal që nuk je xheloz. Nuk e di varet edhe prej femrës”, tha Bearti.

Ndërsa sa i përket një lidhjeje të re, ai tha se nuk është ende i gatshëm, por të ardhmes nuk i dihet. Bearti foli edhe për ofertat që ka marrë nga reality show të famshëm si “Too Hot To Handle” apo “Love Island”.

“Gjithçka ja ka nisur për shkak të TikTokut, sepse eci shumë mirë, brenda 2 muajsh unë bëra 500 mijë ndjekës. Më kanë shkruar shumë producent të jashtëm për ‘Love Island’ dhe ‘Too hot to handle 2’, por unë në atë kohë nuk i kam marrë me shumë seriozitet. Nuk më ka interesuar kurrë vëmendja e madhe”, tha Bearti.

Shtuar 24.04.2021 12:37