Ndahet nga jeta babai i këngëtarëve të njohur korçarë, Endri dhe Stefi: ADN-ja jone ka 50% te gjakut te Tij. Ne nuk kemi asnjë kujtim me te

Babai i dy këngëtarëve të njohur korçarë, Endri dhe Stefi Prifti është ndarë nga jeta. Lajmin e kanë bërë të ditur dy artistët në faqen e tyre në Facebook, të cilët ndër të tjera thonë se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë fort e mirë.

Sipas tyre, mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë fakti që ata nuk kanë asnjë kujtim me të atin e tyre, madje asnjë foto.

“Përshëndetje familjare, shoke, miq dhe fansa te kësaj faqeje te madhe! Ju bëjmë me dije, se sot dt 12.6.2024 ndërroi jete babai jone Serafin Prifti. Sido ka shkuar marrëdhënia jone familjare, përsëri gjaku nuk behet ujë. ADN-ja jone ka 50% te gjakut te Tij. Ne nuk kemi asnjë kujtim me te:.. asnjë foto…! E dhimbshme por e vërtetë.

Për shume njerëz ndoshta duket i çuditeshim ky fakt, por ashtu rrodhi jeta jone me njeriun qe na beri kokën…! Ne jetuam, u rritem dhe u shkolluam me nenën tone heroine, qe sakrifikoi jetën e Saj për te tre ne, fëmijët e kësaj martese. Nuk dua te shkruaj me tepër ne këtë dite humbjeje. Varrimi behet nesër ne orën 12:00”, shkruajne vellezerit korcare.


Shtuar 12.06.2024 18:55