“Mund të prish familje, artistë të martuar më kanë ngacmuar”, moderatorja shqiptare plas “bombën” (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur, Ester Bylyku, ka bërë së fundmi disa deklarata mjaft të forta. Ajo ka zbuluar se e kanë ngacmuar shumë artistë të martuar, emrat e të cilëve nuk ka dashur t’i bëjë publikë. Sipas saj, arsyeja është se nuk ka dashur që t’u prishë familjen.

“Mua më ka ndodhur (të më ngacmojnë), por i kam thënë ‘jo’. Biles në një puntatë, më pyetën që ‘emrin e cilit artist do thoje që të ka ngacmuar’ dhe i thash ‘nuk e them se do i prishja familjen’”, rrëfeu Esteri në emisionin e saj “Glamour Zone” teksa po bisedonte me të ftuarin.

Kujtojmë se një vit më parë, Esteri pranoi publikisht se është në një lidhje me një biznesmen, ndaj të cilit është shumë xheloze. Ajo zbuloi se pas një debati që kishte bërë me partnerin e saj, kishte dyshuar se ai e tradhtonte me dikë tjetër.

Pasi i dashuri i saj vendosi të shkonte në koncert pa të, Esterit iu shtuan edhe më shumë dyshimet. Meqënëse vetë nuk kishte patentë dhe nuk shkonte dot pranë tij, Bylyku punësoi një detektiv privat vetëm për një ditë, të cilin e pagoi disa qindra euro. Ajo i kërkoi atij që të ndiqte dhe fotografonte partnerin e saj.

Në fund, moderatorja tha se kur pa fotografitë, zbuloi se ai ishte shoqëruar vetëm me disa shokë, ndërsa femra e vetme pranë tij, doli të ishte mamaja e këngëtarit.


Shtuar 8.10.2021 14:17