Motra e Afërdita Dreshajt mohon origjinën shqiptare, video bëhet virale (VIDEO)

Dikush ka dashur t’i bëjë një rreng modeles bukuroshe Jehona Dreshaj, motrës së këngëtares së njohur Afërdita.

Prej vitesh familja e tyre jeton jashtë Shqipërisë, ndaj Jehona është prezantuar tek djali që e ndaloi në rrugë si një vajzë nga Detroit.

Ai e pyet për emrin dhe vendin nga i cili vjen, ndërsa ajo ngurron të tregojë që është Shqiptare. Megjithëse kjo ishte një kamera e fshehtë dhe Jehona nuk ishte në dijeni, tashmë fjalët e saj po bëjnë xhiron e rrjetit dhe kanë “mërzitur” shqiptarët.

Gjatë bisedës, vëmë re që djali në fjalë e komplimenton Jehonën për pamjen, duke e krahasuar me motrat Kardashian.

Jehona vazhdon karrierën e saj si modele në Shtetet e Bashkuara, ndërsa shpesh e shohim nëpër story-t e të motrës, Afërditës.


Shtuar 17.12.2021 14:55