Goli i muajit në Ligën e Parë të Anglisë fitohet nga Celina (VIDEO)

Mesfushori kosovar, Bersant Celina është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe po shkëlqen me fanellën e Ipswich. Djaloshi nga Kosova ka fituar ccmimin për golin e muajit në Ligën e parë të Anglisë. Në muajin nëntor Celina realizoi një gol spektakolar ndaj Crewe. Goli i tij mori rreth 51% të votave si më i votuari.

“Sapo e godita, e dija se po hynte”, tha Celina për faqen e internetit të klubit.

“Ishte një top i mrekullueshëm nga pjesa e pasme dhe sapo pashë hezitimin në mbrojtje, e kuptova se kisha një hap për të shënuar golin”.

“Kam shënuar disa gola të mirë në karrierën time, por ky ishte më i miri”, tha ai./ h.ll/albeu.com


Shtuar 17.12.2021 14:44