Merr fund dilema, zbulohet se kush është i dashuri misterioz i Encës (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur shqiptare Enca Haxhia gjithnjë ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën luksoze që ajo bën.

Edhe pse Enca e ka mbajtur hermetike jetën e saj personale si dhe lidhjet e dashurisë tashmë mesa duket kanë marrë fund.

Burime ekskluzive për “iconstyle” bëjnë me dije se Enca është në një romancë me një djalë misterioz.

Ka qenë vetë Enca ajo që ka publikuar pamje në story të të dashurit të saj.

Më herët, ajo ka publikuar një “Ask me a question” në Instagram ku një nga pyetjet e ndjekësve të këngëtares ka qenë pikërisht për një lidhje të mundshme. Enca iu kthye duke dhënë një përgjigje që na bëri të gjithëve konfuzë.

“Ndoshta po, ndoshta jo.” – ka shkruar ajo në gjuhën angleze, teksa ka postuar një foto të dorës së saj, të bashkuar me dorën e një djali misterioz./albeu.com