EMRI/ U përplas nga kamioni teksa po kalonte autostradën, ndërron jetë 75-vjeçari

75-vjeçari Jak Gjergji nuk ka arritur do t’iu mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti pasditen e sotme në superstradën Lezhë –Laç, duke ndërrruar jetë në spital.

I moshuari u përplas nga një kamion teksa po mundohej të kalonte nga njëra anë e rrugës në anën tjetër.

Drejtuesi i trajlerit është shoqëruar në polici, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 24.10.2022 19:27