Merr fund blerja e ndjekësve, banorët e Big Brother VIP “mbeten” në vend

Duket si e largët dita, kur banorët e “Big Brother” ‘fluturonin’ në rrjetet sociale. Si përgjatë edicionit, ashtu edhe kur sapo kishte përfunduar, me mijëra ndjekës shtoheshin në llogarinë e tyre, duke u përkthyer edhe në shifra parash, pas fushatave të marketingut që ndërmerrnin.

Por tashmë, ‘fryrja’ e shifrave në Instagram është shkarkuar dhe të pakta janë rastet kur shtohen ndjekës, hiq këtu rastet kur vetë ish-banorët blejnë ndjekës. Si çdo javë, Top Albania Radio bën një përmbledhje të numrave, duke na zbuluar se kush janë personazhet që kanë pasur më shumë rritje dhe ato që kanë pasur një trafik më të varfër në Instagram. Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar dhe numëron sërish 102K.
Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, këtë javë aktori ka fituar 1K në numrin e ndjekësve dhe tashmë ka 470K. Sa i përket finalistes Heidi Baci, ajo ka fituar 1 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar dhe numëron tani 251K. Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar dhe numëron sërish 404K.
Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, nuk ka pësuar ndonjë ndryshim nga java e kaluar dhe ka sërish 138K. Nëse hedhim një sy ishbanoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin e cila ka humbur 1 mijë ndjekës dhe Rike Roçin me asnjë ndryshim nga java e kaluar, duke numëruar përkatësisht 847K dhe 185K ndjekës.


Shtuar 12.10.2024 16:52