Me bikini dhe shumë tërheqëse, Dua Lipa shijon pushimet në jug të Shqipërisë (FOTO LAJM)

Dua Lipa ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri ku po shijon pushimet me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid. Këngëtarja me famë botërore erdhi për të parë punimet që po bëhen në një prej kopshteve të dëmtuar nga tërmeti, që po ndërtohet nga fondacioni i saj.

Autorja e hitit “New Rules” po e shfrytëzon kohën edhe për të pushuar në vendet brilante të Shqipërisë. Këngëtarja ka publikuar së fundmi disa fotografi nga bregdeti i jugut, ku duket joshëse me bikini teksa ka vënë në pah format perfekte trupore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Përsa i përket muzikës Dua sapo ka paralajmëruar hitin e radhës. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me Pop Smoke që do të mbajë titullin “Demeanor”.


Shtuar 28.07.2021 09:29