“Me 6 zero”, Ermali zbulon se Elvana Gjata është aktorja më e paguar e filmave shqiptarë (FOTO LAJM)

Ermali ka njoftuar se së shpejti do të nisë punën edhe për “Dy gisht mjaltë 2”, duke premtuar se do të ketë edhe më shumë sukses se i pari. I ftuar në një intervistë për “Prive”, Ermali tregoi më shumë mbi këtë prodhim, ku protagoniste kryesore ishte dhe këngëtarja Elvana Gjata.

Producenti tregoi se Elvana nuk vendosi asnjë kusht për t’u bërë pjesë e serialit, por theksoi se ajo është aktorja më e paguar ndonjëherë në historinë e filmave shqiptarë.

“Unë mendoj se ‘Dy gisht mjaltë 2’ do ketë më shumë sukses se i pari. ‘Dy gisht mjaltë’ është një nga dashuritë e mia të para në botën e prodhimeve të filmave sepse më mësoi si vërtet bëhet një film, një prodhim kinematografik. Elvana gjithashtu është një nga njerëzit e mi të dashur, e cila më ka ndihmuar të bëj hapa të mëdhenj në jetë dhe besoj kjo duket në prodhimin e filmit dhe atë që do vijë më vonë”.

I pyetur se çfarë kushtesh ka Elvana për t’u bërë pjesë e filmave të Ermalit, përpos shoqërisë që kanë, producenti u shpreh se ajo nuk ka vendosur asnjë kusht.

“Ne kemi hyrë pa kushte, por padyshim që Elvana është një nga artistet më të shtrenjta në historinë e muzikës dhe filmave shqiptar. Kështu që të marrësh Elvana Gjatën në një prodhim të çfarëdolloji duhet të jesh shumë i përgatitur financiarisht. Unë e di si janë pagesat e aktorëve, këngëtarëve etj dhe me shumë siguri dhe garanci të them që është aktorja më e paguar ndonjëherë në historinë e filmave shqiptarë”, tha Ermali.

“Sa zero?”, e pyeti gazetari. “6”, ishte përgjigja e producentit.


Shtuar 8.11.2021 12:04