“Mama ja dola për të dyja”, Luana realizon ëndrrën e saj dhe e ndan me të gjithë!

Që Luana Vjollca është në kulmin e karrierës, kjo nuk diskutohet. Pas bashkëpunimeve të shumta ndërkombëtare në të gjitha fushat, autorja dhe moderatorja ka arritur një tjetër sukses. Ylli i ekranit ka realizuar një ëndërr të saj në industrinë e muzikës duke u bërë zyrtarisht pjesë e një prej kompanive më të mëdha muzikore në botë “Sony Music”. Nga Berlini, Luana ka bëre me dije lajmin e madh duke publikuar një foto në Instagram. Ndër të tjera, ajo përmend mamanë e saj duke u shprehur se këtë ëndërr e realizoi për të dyja ato.

“Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Shumë e lumtur t’ju lajmëroj se tani jam pjesë e industrisë “Sony Music”. Mama ja dola për të dyja ne”, shkruan Luana.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Kujtojmë se nesër pritet të lançohet kënga e saj me videoklip “1 Mijë Vjet”, ashtu siç edhe ajo ka paralajmëruar. Për një gjë jemi të sigurt: Do të kthehet patjetër në hit veror!


Shtuar 17.06.2021 13:51