Larg ekranit, Luana Vjollca zbulon projektin që po sjell me brandin e njohur botëror (VIDEO)

Luana Vjollca na mungon të gjithve në ekran dhe na ka premtuar se shumë shpejt do zbulojë se kur do rikthehet. Deri tani ka bërë me dije se do vijë me një projekt personal që e ka cilësuar si “projekt zemre” e mban titullin “Thuaje”. Por, pasi konfirmoi largimin nga Top Channel, ajo ende nuk ka zbuluar se në cilin ekran do e shohim.

Mirëpo, që Luana po punon me disa projekte njëkohësisht dhe që është gjithnjë pranë ndjekësve të saj, kjo është pak por e sigurtë. Në rrjetet sociale e kemi parë shpesh në studion muzikore në Prishtinë e me siguri shumë shpesh do na surprizojë me një këngë. Por, këtë herë po flasim për një tjetër projekt.

Për rikujtesë, disa muaj më parë, Luana tregoi se është bërë imazh i brandit të mirënjohur botëror “Collini Milano 1937” që quhet ndryshe shtëpia “fashion” e luksit në Itali. “Collini Milano” është një nga markat e preferua të shumë yjeve botërorë si Rita Ora, Ava Max, Anitta, Karim Benzema, Natalia etj. Ditët e fundit ajo ndodhet në Itali dhe shkak është bërë pikërisht koleksioni i ri i “Collini Milano 1937”. Luana ka publikuar mbrëmjen e sotme një video në Instagram nga prapaskenat e setit fotografik ku shkëlqen si gjithnjë.

View this post on Instagram

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)


Shtuar 28.10.2021 09:27