Kunatat perfekte? Gjesti i fundit i motrës së Dj Dagz për Einxhel sqaron gjithçka (FOTO LAJM)

Lidhja e dashurisë mes Einxhel Shkirës dhe DJ Dagz, po vazhdon edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”. Duket se çifti po shijojnë ditët e tyre më të lumtura.

Madje, lidhja është bërë aq serioze, sa Einxhel ka takuar motrën e Dagz, Aurorën. Madje, e kjo e fundit i ka dhuruar edhe një tufë të madhe me lule moderatores, ku nuk mungoi edhe një dedikim shumë domethënës.

“Ti lëviz male. Për ty Einxhel”, ka shkruar Aurora. Ndërsa moderatorja e ka konsideruar si lulen më të bukur.

“Nga lulja më e bukur”, ka shkruar Einxhel referuar kunatës.


Shtuar 30.03.2022 09:51