Kryefjalë e medias prej muajsh, e njihni moderatoren shqiptare 20 vite më parë? (VIDEO)

Ajo është një nga vajzat më simpatike të ekranit shqiptar, si dhe ka qenë mjaft aktive në televizion që nga fillimet e karrierës së saj.

Është fjala për Kiara Titon, e cila pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”, moderatorja e njohur fitoi shumë fansa dhe dashamirës, të cilët e mbështetën jo vetëm për lojën por edhe për lidhjen që krijoi me këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli.

Së fundmi Kiara ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” disa postime ku shfaqet ajo e vogël teksa kërcen. E veshur me një triko, Tito kërcen shumë e lumtur ku tregon edhe talentin e saj në kërcim.

Postimin e parë ajo e shoqëron me një “emoji” të mallëngjyer duke treguar se ndoshta e ka marr malli për fëmijërinë e saj.

Ndërkohë në postimin e dytë Kiara shkruan:

“Jam te gjyshja dhe po hap kasetat, kam shumë memories kur kam qenë e vogël dhe jam e kënaqur për këtë fakt. Pa dhëmb në gojë dhe e lumtur, 18 janar 2003”.


Shtuar 26.10.2023 09:30