Saide dhe Serxho shkëmbyen puthje me njëri-tjetrin, por kjo nuk e ndali Gertin të ftonte në një takim katër minutësh konkurrenten e “Për’puthen”.
Gerti e pyeti Saiden nëse do të deklarohet për Serxhon dhe konkurrentja e mohoi një fakt të tillë. Më tej, Gerti shprehu interes për të.
Të lidhura
None found
Madje ai guxoi më tej, duke zgjedhur një mënyrë të pazakontë për t’i treguar Saides se është i vendosur në pëlqimin e tij ndaj saj.
Kështu, produksioni i serviri konkurrentit tri pije “aspak të shijshme”: sodë, vezë me vaj dhe testikuj me vaj.
Ndonëse Saidja këmbënguli që Gerti mos t’i konsumonte produktet, ai guxoi duke i pirë të tria! Nëse ky veprim i tij ia vlejti për të marrë vëmendjen e Saides, do ta shohim kur konkurrentja të bëjë zgjedhjen e saj për takimin e radhës.
