Klaudia Pepa rikthehet në Shqipëri, zbulohet ekrani ku do e shohim balerinën e njohur

Klaudia Pepa e ka ndërtuar prej vitesh karrierën në Itali, mirëpo ka ardhur koha që ajo të kthehet në vendin e saj. Së shpejti Klaudian do e shohim në ekranet shqiptare.

Balerina do të jetë pjesë e jurisë në “Dance With Me” në Tv Klan.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e televizionit “Klan” në Instagram. Kujtojmë se Klaudia realizoi koreografinë e Ronela Hajatit për performancën në Eurovision.


Shtuar 9.09.2022 18:02