Kim Kardashian ti je? Fjolla Morina shfaqet kokë e këmbë si ylli amerikan (FOTO LAJM)

Nuk ka qenë të ralla rastet kur këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina është komentuar për ngjashmërin me Kim Kardashian. Dhe duket se këngëtaren nuk e shqetëson aspak ky fakt, përkundrazi ajo e shijon dhe së fundi është shfaqur kokë e këmbë me look-un e kopjuar nga ylli amerikan e cila e mbajti vetëm 4 ditë më parë.

Fjolla shfaqet me geta, fustan, doreza e madje edhe çizmet në ngjyrë blu dhe është siguruar të pozojë njësoj si Kim.

Gjithashtu edhe përshkrimi në foton e Fjollës ka marrë mjaft vëmendjen e sidomos pas komentit shoqërues të Fisnik Sylës i cili tregon se nuk janë ndarë siç është përfolur prej kohësh./albeu.com/


Shtuar 18.12.2021 13:47