Këngëtarja kafshohet nga gjarpri ndërsa xhironte videoklipin (VIDEO)

Këngëtarja e labelit të Jay Z, Roc Nation, e njohur si Maeta, ka shpërndarë një video të një momenti të frikshëm kur një gjarpër e kafshon teksa xhironte një videoklip.

Këngëtarja 21-vjeçare ka postuar në Instagram një klip bardh e zi nga prapaskenat.

“Kjo është ajo çfarë kaloj për të bërë video për të gjithë ju”, ka shkruar ajo në postimin e saj, ku i ka çaktivizuar komentet.

Në klip këngëtarja e R&B dukej e shtrirë në një tapet dhe dy gjarpërinj u vendosën mbi të – njëri prej të cilëve e kafshoi në mjekër. Ajo u shty larg, duke shmangur ndonjë dëmtim të madh. Megjithatë, ende nuk ka asnjë informacion nëse gjarpri ishte helmues.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Maeta (@maetasworld)


Shtuar 23.12.2021 14:23