Keisi Medini i jep Sabianit “lajmin” e shtatzënisë, këngëtari nuk bie në kurthin e surprizës

Një kuti me dy këpucë të vogla ishte surpriza që Keisi Medini kishte menduar për të atin gjatë pjesëmarrjes së tyre sot në “Live me Luizin”. Duke ia dorëzuar Sabianit, ajo pretendoi se ishte shtatzënë, në përpjekje për t’i bërë një shaka.

Babë e bijë ishin të ftuar në emision për të rrëfyer marrëdhënien mes tyre, por Keisi e shoqëroi bisedën edhe me këtë rreng. Ndonëse situata e vuri në siklet këngëtarin dhe e bëri të pinte pak ujë, ai nuk e besoi “lajmin”, duke treguar se e njeh mirë të bijën.

Të lidhura

None found

Mes të qeshurash, Sabiani tha se këpucët ishin për maçokun e Keisit, si dhuratë për Vitin e Ri.

Keisi e pyeti të atin përse nuk po e besonte, por ai, sërish duke qeshur, i kërkoi të mos mundohej më kot dhe të mos e thoshte fare.

Këngëtari sqaroi gjithashtu se, edhe sikur shtatzënia të ishte e vërtetë, për të nuk do të kishte asnjë problem. Me humor, ai iu drejtua së bijës duke i thënë se shpirti ia ndiente se bëhej fjalë për një shaka.


Shtuar më 6.11.2026 22:34

güvenilir bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişGrandpashabetkahraman haber