Makina hyn në dyqanin e veshjeve gjatë transmetimit “Live”, shoferja thotë se e zuri gjumi

Një transmetim i drejtpërdrejtë në rrjetet sociale për ofertat e Black Friday u ndërpre nga një aksident në Brazil: një automjet hyri me shpejtësi në një dyqan veshjesh.

Përplasja ndodhi në dyqanin “Guta”, në qytetin e Manaus, në shtetin e Amazonas, të enjten, më 5 nëntor, rreth orës 16:30 sipas orës lokale.

Të lidhura

None found

Në çastin kur një Jeep Renegade theu xhamat dhe depërtoi në ambientet e dyqanit, pronarja Dailane Augusta da Silva Baba, biznesmenia e njohur si Guta, po prezantonte produktet në transmetim të drejtpërdrejtë së bashku me një punonjëse.

E gjithë skena u regjistrua si nga kamera me të cilën realizohej transmetimi, ashtu edhe nga kamerat e sigurisë. Pamjet u përhapën më pas me shpejtësi në rrjet, duke u bërë virale.

Punonjësja pësoi lëndime të lehta nga aksidenti. Në një reagim të mëvonshëm në rrjetet sociale, pronarja njoftoi se të gjithë ishin mirë, ndonëse përplasja kishte shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në dëshminë e dhënë në Policinë Ushtarake, drejtuesja e automjetit u deklaroi oficerëve të Njësisë së 22-të të Policisë Komunitare (Cicom) se kishte humbur kontrollin pasi e kishte zënë gjumi në timon.

Shoferja është marrë në pyetje dhe ndodhet nën hetim, ndërsa autoritetet vijojnë punën për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit.


Shtuar më 6.11.2026 22:43

güvenilir bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişGrandpashabetkahraman haber