Kasti i mbushur me yjet e Hollivudit nuk mjafton, filmi i ri i Dua Lipës përballet me kritika të shumta

Filmi aksion Argylle shënon debutimin filmik të yllit shqiptar të muzikës pop, Dua Lipa. Megjithatë këngëtarja dhe kasti ku ajo bën pjesë janë përballur me kritika të shumta.

Produksioni ka një kast të mbushur me yje, me aktorë si Henry Cavill, Bryce Dallas Hoëard, Sam Rockëell, Bryan Cranston, John Cena, Sofia Boutella, Ariana DeBose, Catherine O’Hara dhe Samuel L. Jackson.

Argylle aktualisht ka një rezultat Rotten Tomatoes prej 37% , bazuar në 100 komente të kritikëve, që është një fillim i tmerrshëm për një film të ri.