“Kam heshtur për hir të fëmijëve”, Xhensila thyen heshtjen pas ndarjes me Bes Kallakun

Pas një periudhe të vështirë dhe pas ndarjes nga Bes Kallaku, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndarë sot këngën e saj të re “Thuaju”, e cila vjen si një rrëfim i sinqertë për sfidat dhe sakrificat që shumë gra përjetojnë në heshtje.

Në videomesazhin e saj emocional të postuar në rrjetet sociale, Xhensila flet për dhimbjen dhe fuqinë e një gruaje që ka duruar padrejtësi për hir të fëmijëve dhe për të ruajtur balancat. Ajo pranon se çdo ditë përballet me kritika, por edhe me mbështetje të madhe nga ndjekësit e saj.

“Ky album është për të gjitha gratë, vajza, mbi të gjitha nënat, të cilat për hir të fëmijëve kanë duruar, kanë sakrifikuar, kanë mohuar veten, kanë qeshur ndërkohë që brenda shpirti ka qarë. Për hir të fëmijëve kanë heshtu për të mos e thënë të vërtetën e tyre kurrë”, shprehet Xhensila.


Shtuar 9.11.2024 23:31