Ajo në mënyrë të rregullt është duke mbajtur të informuar ndjekësit e saj.
Dhe Jennifer Lopez zgjodhi që ditën e djeshme (e diel) të mahnit audiencën përmes një paraqitje në Beverly Hills, shkruan Daily Mail.
Një dalje e tillë nga bukuroshja brune erdhi për shkak të disa blerjeve që ajo kishte vendosur të bëjë.
Nën shoqërinë e këngëtares është parë edhe vajza e saj 13-vjeçare Emme, duke marrë kështu vëmendje që të dyja.
Por, ajo çka u vu re më së shumti ishte trupi i tonifikuar i artistes, për të cilin ajo ushtrohet pa pushim në palestër.
Fytyra e saj nuk vërehej edhe shumë, pasi Jlo kishte vendosur një palë syze me përmasa më të mëdha.
Ndërkaq, për të është duke u përfolur shumë në faqet rozë, pasi u ribashkua me ish-bashkëshortin Ben Affleck.