“Jeni zënë për lesh koke”, kush janë modelet e famshme që u përleshën me Einxhel Shkirën në mes të Tiranës (FOTO LAJM)

Debati i rëndë mes Donaldit dhe Einxhelit ka vijuar edhe mbrëmjen e djehsme. Situata është bërë edhe më tensionuar, kur moderatorja ka thënë që ka ardhur në Big Brother Vip për të luftuar të drejtat e femrave, të cilat shkelen nga njerëz si aktori.

Kjo ka bërë që Donaldi të reagojë ashpër duke treguar, se ajo është zënë në rrugët e Tiranës.

“Prandaj zihesh me femrat në mes rrugëve të Tiranës. Për femrat nuk lufton dot një njëri që zihet rrugëve të Tiranës për lesh koke më 2022”, i është drejtuar Donaldi.

Por me kë është përleshur Einxhel?

Kejvina Kthjella, Oriola Marashi modelet shumë të famshme dhe më zë, kanë qenë vajzat me të cilat ka patur konflik Einxhel Shkira në 2019.

Vajzat janë përfshirë në një konflikt fizik, në zonën e Liqenit të Thatë, ku banon ish-moderatorja e “E diell”, Shkira.

Historia nisi kur Einxhel zbriti poshtë banesës së saj për të takuar Kejvinën, e cila ishte e shoqëruar nga modelja Marashi dhe nga një diskutim “sqarimi”, sherri precipitoi në një konflikt fizik, që u vu re edhe nga patrulla e policisë e cila po bënte një kontroll rutinë në atë zonë.

Lajmi në atë kohë bëri mjaft bujë dhe shërri mes tyre vazhdoi i fortë edhe me InstaStory drejt njëra-tjetrës./albeu.com/