“Je e shëndoshë!”, Ronela Hajati ua “mbyll gojën” komentuesve me këtë video (VIDEO)

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të komentuara në rrjetet sociale. Këtë vit emri i saj është lakuar shumë në media, pas pjesëmarrjes së shumë komentuar në Eurovision.

Përpos përkrahsve, të shumtë janë edhe personat që nuk i kursejnë komentet negative ndaj Ronelës. E kjo e fundit gjithashtu nuk heziton tu përgjigjet kurdoherë.

Një temë që, artisjta është paragjykuar shpesh herë është edhe pesha e saj. Së fundmi, këngëtarja ka realizuar një video në TikTok, duke iu përgjigjur në mënyrën e saj të gjithë “haters-ave”.

Hajati ka përdorur fragmentin e këngës së Rosalias “Bicochitoz” e cila është bërë virale në rrjet, si për të treguar indiferentizëm ndaj një çështje të caktuar.

“Ti je e shëndoshtë. Ndërkohë unë,”-shkruan Ronela përbri videos duke e shoqëruar me gjeste si për të treguar se as që i bën pështypje.

@ronelahajatiofficiallOse bjeri bjeri 🤌🏼

♬ son original – ⠀

Shtuar 19.09.2022 14:48