“Janë ndarë në prill”, Arjan Konomi zbulon detaje të reja nga lidhja e Borës dhe Donaldit

Arjan Konomi ka një raport shumë të mirë me Bora Zemanin si kolegë prej dy vitesh të emisionit të dashurisë “Për’puthen”.

Teksa ai ka shprehur hapur konsideratën dhe vlerësimin për moderatoren, së fundmi, ai ka komentuar lidhjen që ajo ka patur me Donald Veshajn.

Nëpërmjet një videoje ‘live’ në “TikTok”, Arjan Konomi ka ndarë disa detaje lidhur me marrëdhënien e tyre, ku ka theksuar se e dintë shumë mirë që ata do të ndaheshin. Kjo për shkak se, sipas tij, at më shumë kanë qenë të ndarë se sa të lidhur.

“E kisha menduar ndarjen e Donaldit nga Bora. Në fakt ata ishin ndarë disa herë të tjera përpara. Nuk kanë qenë 3 vjet gjithë kohës bashkë. Bilës kur ka filluar ‘Për’puthen’ ata ishin të ndarë. Pas disa muajsh, janë bashkuar prapë.

Kanë qenë më shumë të ndarë se sa të lidhur. Janë bashkuar për ca kohë, pastaj ndarja tjetër ka qenë nga prilli i këtij viti.”- është shprehur ai.

Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që opinionisti ka dhënë komentin e tij lidhur me dyshen. Më herët ai është shprehur se nuk e ka patur shumë qejf Donaldin, duke thënë se nuk e shikonte dot Borën me të.


Shtuar 17.02.2022 12:06