Pas lidhjes me Mark Frrokun, të gjithë ishin kurioz për marrëdhënien e Rudina Dembacaj me familjen e ish-politikanit.
Frroku është baba I tre fëmijëve nga martesa e parë, nëna e të cilëve fatkeqësisht u nda nga jeta tre vite më parë.
Rudina nuk e ka mbajtur të fshehtë marrëdhënien me fëmijët e Markut dhe është shprehur se nuk e ka aspak të lehtë, por do mundohet gjithmonë të jetë shoqja e tyre më e mirë.
Së fundmi moderatorja ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit në Instagram dhe është acaruar me pyetjet e pafundme nëse I do fëmijët e Mark Frrokut.
“Akoma me këto pyetje? Janë fëmijët e mi”, ka shkruar moderatorja ku ka publikuar nje foto me vajzen bukuroshe te ish-politikanit
Kujtojmë se edhe Rudina Dembacaj është nënë e një vajze nga martesa e mëparshme./albeu.com/