Lori Hoxha është shumë e ndjekur edhe e pëlqyer në rrjetet sociale, por intervistat e saj numërohen me gishtat e dorës. E duket se së fundmi ka bërë një përjashtim duke iu përgjigjur jo një, por pesëdhjetë pyetjeve në “Prive”. Si rrallëherë, Lori ka folur rreth detajeve mjaft interesante dhe të pathënave nga jeta private, por jo vetëm. Ajo tregoi se aktualisht është e angazhuar në televizion me një program që e duam dhe po e presim të gjithë. Ndonëse nuk përmendi asnjë emër, të gjithë e kuptuam se po flet për “Big brother VIP”.
“Po merrem me shumë gjëra, por jam fokusuar më shumë te televizioni dhe është gjëja që më pëlqen më shumë të bëj. Dhe po merrem me një progam shumë të madh që po e presin të gjithë. Shqiptarët e dinë.”
Lori tregoi se i pëlqen shumë televizioni dhe gjërat kreative, teksa e pyetur për “Top Awards”, u shpreh se është mëse gati por shtoi se tregu shqiptar nuk është ende gati. Ajo tha se te Top Chanmel i pëlqen fakti se ka shumë ndikim dhe përfaqësohet nga figura të shumta femërore, ndërsa gjërat që nuk i pëlqejnë janë të vogla, si për shembull ndonjë sigël. Lori u pyet edhe për gjërat e këqija që kishte kaluar gjatë këtij viti pandemik, duke përmendur infektimit e të ëmës me Covid-19. Ajo tha se nuk e kishte përjetuar mirë dhe se prisnin më të keqen, por në fund çdo gjë shkoi mirë.
Por, a është Lori e dashuruar? “Jam e dashuruar, gjithmonë, me diçka dhe me dikë,“-tha ajo, duke u shprehur se në një marrëdhënie kërkon shumë sepse e di se çfarë ofron. Madje pranoi se “Po, i shkaktoj dhembje koke partnerit”. Megjithatë, personi më i afërt, që dominon në listën e telefonatave në telefonin e saj dhe që i merr gjithnjë këshilla është e motra, Sara.
Më tej, Lori këshilloi çdo person që vuan nga ankthi që mos të mendoj se është vetëm dhe se “do bëhet mirë”, ndonëse shtoi se ai shkakton luahtje, ulje-ngritje, gjatë gjithë jetës.
Por cilat janë tiparet më të mira që ajo ka trashëguar nga prindërit? “Nga ime më kam trashëguar trupin dhe faktin që sheh të mirën tek çdo njeri. Ndërsa nga babi, kurajon dhe vullnetin për tu hedhur pa e ditur se çfarë të pret.”