Ben Affleck, 53 vjeç, debutoi me një pamje të re, pas përjashtimit të tij nga lista e “aktorëve më tërheqës mbi 50 vjeç” nga AARP.
Ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez u shfaq i rruar pastër dhe me flokë më të shkurtë se zakonisht, duke veshur një kostum gri të zbehtë me këmishë të bardhë.
Të lidhura
None found
Affleck ka qenë aktiv në prodhimin e filmave të rinj, duke përfshirë një version të ri të “Kiss of the Spider Woman”, ku bashkëpunon me Lopez, shkruan DailyMail
Ndërkohë, miku dhe bashkë-ylli i tij Matt Damon u rendit në listë, së bashku me aktorë të tjerë si Brad Pitt dhe George Clooney.
Lista e AARP përmban aktorë të moshës 50–70 vjeç dhe thekson ndikimin e tyre në kinematografi, duke përfshirë 215 nominime për çmime Oscar, Golden Globe dhe Emmy dhe 35 fitore.
Ajo vlerëson magnetizmin, gjallërinë dhe cilësitë e veçanta që i bëjnë këta aktorë të dallohen.
Në krye të listës u rendit Idris Elba, 52 vjeç, i ndjekur nga Pedro Pascal, Noah Wyle dhe Denzel Washington.
Qëllimi i AARP është të promovojë aktorë që sfidojnë stereotipet e plakjes dhe të theksojë historitë dhe talentin e tyre.
Noah Wyle, George Clooney, Colman Domingo, Morris Chestnut dhe Rob Lowe janë disa nga emrat e përmendur për personalitetin, disiplinën dhe energjinë që i dallon në industrinë e filmit.

