I mallkoi fëmijët, reagimi i fortë i Arbana Osmanit pasi publikoi identitetin e ndjekëses

Personazhet publik duket sikur janë gjithmonë më të privilegjuarit e për më tepër prezantusja e “Big Brother VIP” I cili është për momentin emisioni më i zhurmsëm. Arbana Osmani po jeton ditët më të suksesshme të karrierës së saj, por sot ajo ka zbuluar se çfarë përjeton përtej kamerave dhe dritave të skenës.

Ajo ka publikuar identitetin e një ndjekësje e cila e ka mallkuar së bashku me fëmijet dhe kjo nuk është hera e parë që i ndodh Arbanës.
Më pas moderatorja ka fshirë postimin me identitetin e saj duke thënë se fëmijët e saj nuk kanë asnjë faj.

Gjuha e urrejties online jo vetëm nuk duhet toleruar, ajo duhet dënuar, raportuar, dhe ndaluar.

Në një vend të vogël si ky i yni, ku problemet më të vogla janë ngjarjet në një “reality show”, cyber bullying është plagë e kësaj shoqërie, tolerimin ndaj të cilit sot e vuajmë ne, që ndoshta na është bërë lëkura shollë e nuk na bënë më përshtypje; por nëser ndikimi që do të ketë mbi fëmijët tanë mund të jetë i përballueshëm.

Raportoni çdo njeri që flet dhe komenton me gjuhën e urrejties, bëjeni këtë për vete dhe për fëmijët tuaj”, ka shkruar Arbana.


Shtuar 13.02.2022 15:23