I lidhur me Sarën, Atdheu shpreh publikisht pëlqimin për këngëtaren: Do doja ta njihja (FOTO LAJM)

Atdheu dhe Sara janë padyshim një ndër çiftet më të përfolura të momentit në mediat rozë dhe së fundmi në rrjet u ngritën edhe dyshime se janë në pritje të një fëmijë, por Sara u siguruar të shuante sa më parë këto zëra.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ Atdhe Xheravina mohoi faktin se do të bëhet baba, teksa mohoi edhe lidhjen me Sarën duke u shprehur: Jemi duke u njohur.

Por duket se Atdheu e ka një Vip-e shqiptare të preferuar me të cilën do të donte të kishte një njohje një takim.

“Nuk guxoj të flas se po na shikon Sara, por do të doja një njohje me nga afër me Morena Tarakun”, u shpreh ai.

Kujtopjmë se Morena Taraku dhe vëllai i Atdheut janë shfaqur shumë të afërt me fotot në Instagram.


Shtuar 20.05.2021 11:50