Sot vendimi përfundimtar për Llallën, avokati: Të shpallet i pafajshëm

Sot në orën 13:30 do të jepet vendimi për ish-kryeprokurorin  Adriatik Llalla. Avokati i tij, Sokol Hazizaj, është shprehur se çështja e Llallës është e njëanshme dhe se akuzat e Prokurorisë janë të pabazuara.

Për këtë arsye ai ka kërkuar pafajësi të klienttit të tij dhe heqje të sekuestros së pasurisë.

“Kërkojmë pafajësi dhe heqje të sekuestros së pasurisë. Akuzat e Prokurorisë janë të pabazuara. Është një çështje e paragjykuar dhe e njëanshme. Procesi është i stisur. Zanafilla e këtij procedimi ka ardhur për shkak të pozicionit të tij institucional si kryeprokuror dhe kreu i inspektoriatit të pasurisë”, ka thënë akovati i Llallës.

Kujtojmë se, SPAK ka kërkuar dy vite burg për ish-kryeprokurorin dhe 5 vite përjashtim nga funksioni publik. Kjo pretencë e dhënë për së dyti vjen pas heqjes dorë nga Llalla nga gjykimi i shkurtuar dhe rikthimit të procesit gjyqësor me procedurë të zakonshme./albeu.com

Shtuar 20.05.2021 11:43