I kërkoi 2 mijë euro LIVE nga emisioni, ja si përgjigjet Aulona për Fatmën (VIDEO)

Mbrëmë në “Goca dhe Gra” është luajtur loja “Ruleta e Celularit”. Fatma ka marrë si dënim që të telefononte kontaktin e parë dhe ti kërkonte 2000 euro borxh. Ajo ka telefonuar miken e saj, Aulona Mustën.

Fillimisht teksa Fatma i ka kërkuar, Aulona nuk e dëgjonte dhe kjo gjë ka shkaktuar shumë të qeshura në studio, më pas ajo I ka thënë se sot nuk mund të bënte dot gjë, por të nesërmen në mëngjes do ja rregullonte. Kaq ka mjaftuar që Fatma ti shprehë dashurinë dhe të tregojë edhe njëherë se shoqet e vërteta ekzistojnë.

Ndonëse ky moment ka shkaktuar mjaft të qeshura, edhe Ermal Mamaqi e Armina Mevlani nuk u kanë shpëtuar dënimeve të tjera.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Goca & Gra (@gocadhegra)