“I kam dhënë mundësi…”, Ilnisa tregon për çfarë është penduar brenda BBV3

Ilnisa, Meritoni dhe Egla janë izoluar në Dhomën e Bardhë nga Vëllai i Madh dhe konsiderohen si të skualifikuar nga loja, deri të shtunën, ku publiku do vendosë për fatin e tyre, kush do qëndrojë brenda dhe kush jo.

Së fundmi vëllai i madh i ka dhënë tre konkurrentëve një sfidë, ku duhet t’u përgjigjeshin disa pyetjeve. Kur erdhi radha tek Ilnisa, pyetja ishte se “për çfarë është penduar më shumë në këtë BBV3”.

Ilinsa pa ngurruar u shpreh se pendesa më e madhe e saj është “mundësia që i ka dhënë Eglës që të merrej me të”.

“Jam penduar gjatë këtij rrugëtimi që jam marrë me ty. Jam penduar dhe që kam lejuar Meritonin pa e diskutuar bashkë siç diskutojmë gjithë kohën shumicën e gjërave”, është shprehur Ilnisa.


Shtuar 6.04.2024 14:01