Habit vajza e Niko Peleshit, Aleksia: Do të vrisja çerekun e popullsisë (FOTO LAJM)

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit është kthyer një një personazh mjaft të ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi në një postim në Instagram story, ajo ka deklaruar se nëse do të kishte mundësi do të vriste çerekun e popullsisë.

Aleksia është përgjigjur se do të vriste çerekun e popullsisë, duke e filluar me pedofilët dhe përdhunuesit.

“Nëse do kishte një herë në vit një ditë që ligji s’do të zinte, kë do vrisje?” ishte pyetja që iu drejtua Aleksias.

“Kaq shumë keqbërës sa ka kjo botë do kisha fshirë çerekun e popullsisë. Por, padyshim do ja filloja nga përdhunuesit dhe pedofilët. Madje, ndonjëherë mendoj si është e paligjshme t’i vrasësh, se ata njerëz edhe nëse s’ta marrin jetën të lënë të jetosh i/e vrarë” përgjigjet ajo.