Mbylli rrjetet sociale, Benzema rikthehet me një mesazh enigmatik në Instagram (FOTO LAJM)

Sulmuesi francez është rikthyer në rrjetet e tij sociale me një imazh me djalin e tij në terrenin stërvitor të Real Madridit dhe një mesazh ku thuhet: “Në rrugën e duhur”.

Pati një shkallë konfuzioni kur llogaritë e mediave sociale të sulmuesit të Real Madridit dhe Francës, Karim Benzema u zhdukën të shtunën në mbrëmje, menjëherë pas fitores 2-1 të Real Madridit në ligë ndaj Real Betis.

Rreth 20 orë më vonë, si llogaritë @Benzema në Twitter dhe @karimbenzema në Instagram janë riaktivizuar shumë për gëzimin e 57 milionë ndjekësve të tij në këtë të fundit.

Sulmuesi francez postoi një imazh së bashku me djalin e tij pesëvjeçar Ibrahimin në fushë në Ciudad Deportiva të Real Madridit, duke ndjekur një top. Imazhi u shoqërua me një mbishkrim enigmatik: “Në rrugën e duhur” (në frëngjisht) duke shtuar një figurë me zemër të kuqe.

Sulmuesi i Madridit nuk dha asnjë shpjegim se pse të dy llogaritë ishin bërë të paarritshme për përdoruesit me një shkelje të sigurisë që ishte arsyeja kryesore e ofruar nga vëzhguesit e tjerë të mediave sociale./ h.ll/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Karim Benzema (@karimbenzema)


Shtuar 5.09.2022 10:31