Fifi që ditën e parë që hyri brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” la të kuptonte se i pëlqente Granit Cana. E tashmë dyshimet se pëlqimi mes Fifit dhe Granitit është i njëanshëm, vazhdojnë ende në shtëpinë e famshme.
Këngëtarja e ka shprehur publikisht dëshirën për të krijuar një lidhje me ish-futbollistin, por ai stepet akoma për të ndërmarrë një hap.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, teksa po bisedonte me aktorin Donald Veshaj në oborrin e shtëpisë, Granitit iu bë një pyetje e drejtpërdrejtë në lidhje me Fifin: “A e sheh si të dashurën tënde?”. Mirëpo, edhe pse po kalojnë dy javë, ish-futbollisti ende thotë se është shumë herët.
Pjesë nga biseda:
Granit Cana: Është koha që i tregon krejt se sa të duash ti jepi gojës, por koha i nxjerr të gjitha në pah.
Donald Veshaj: Po ti je i sigurtë, e pëlqen? E shikon si të dashurën tënde?
Granit Cana: Është shumë herët për me fol për të dashur, për me u lidh.
Donald Veshaj: Këtë muhabet e bëj me ty se të vlerësoj si çun edhe s’dua që të… Por edhe nëse nuk e shikon nuk ka as edhe një lloj problemi, bile pikë të shtohen nëse thua të vërtetën. Po të flas hapur se dua që të dalësh mirë. Nëqoftëse nuk e shikon, sepse që ju të dy e keni shumë xhan njëri-tjetrin duket, po ndonjëherë ndoshta nuk e shikon si të dashur plak dhe nuk ka asnjë lloj problemi.
Granit Cana: Jo, jo, s’është ajo, po unë po them koha i nxjerr krejt në pah.