Gazetari sikletos Ronela Hajatin dhe e pyet për Zerkën, si u përgjigj këngëtarja (VIDEO)

Një ndër këngëtaret me të komentuara dhe të përfolura në median rozë është padyshim Ronela Hajati.

Ditë më parë, artistja publikoi këngën më të re “Aventua”, të cilën kishim kohë që e prisnim. Ronela kishte gati 1 vit që e kishte paralajmëruar publikimin e saj, por kënga u shty për më vonë për shkak të pandemisë. Ky projekt muzikor u prit shumë mirë nga fansat e këngëtares, të cilët shprehen të bindur se “Aventura” do i shoqërojë kudo gjatë kësaj vere.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Express Rozë” ku dhe i janë drejtuar disa pyetje me spec.

Një nga pyetjet ishte: Kur është shpallur Pavarësia e Kosovës?

Pyetje e cila e gjeti pak të papërgatitur Ronelën, por pas disa përpjekjeve e gjeti.

“Jo këto pyetje do më bëni, 17 shkurt 2000 eeee……….tetë”, përgjigjet Ronela, moment të cilin e ka kaluar me të qeshura.

Ndër të tjera, ajo u pyet në lidhje me emrin e vërtetë të Young Zerkës, të cilës i dha një përgjigje mjaft epike.

“Pse patjetër kjo pyetje?….Nuk e di, t’i hapim pasaportën. Dielli miq, rrezatimi i tij godet, rrezatimi i tij është fatal”, është shprehur Ronela.


Shtuar 1.06.2021 16:41