FOTO/ Urimi emocionues i Besit për 6-vjetorin e të bijës: Jeta është me të papritura

Aktori i humorit Besart Kallaku, ka emocionuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një urim prekës për vajzën e tij, Ajka, në ditëlindjen e saj të gjashtë.

Në mesazhin e tij, Besi reflekton mbi jetën dhe sprovat e saj, duke u shprehur se jeta është plot surpriza dhe të papritura, dhe se fuqia e vërtetë qëndron në përballjen me to.

Ai mbyll urimin e tij me një shprehje të fuqishme dashurie për fëmijët e tij: “Ju dua me fuqinë e një mijë diejve. Paçi Bekimet Hyjnore jastëk ëndrrash dhe zgjimesh!”.

Urimi i Besit për vajzën e tij, ka prekur shumë njerëz dhe ka marrë shumë komente pozitive nga ndjekësit e tij.

“Urime 6-vjetorin e lindjes Ajka e tokës, Ajka qiellit, dritë e hënës, dritë e diellit! Gëzuar gjashtë vjetorin o lule e bukur e gjakut tim! Njeriu nuk e ndien ikjen e viteve nëpërmjet vetes, por nëpërmjet rritjes së fëmijëve. Kur të shoh që rritesh, ndiej ikjen e viteve, por jo edhe humbjen e tyre. Jeta është krejt surpriza, krejt të papritura, apo siç thonë poetët, erërat nuk fryjnë gjithmonë siç duan barkat, por pikërisht këtu qëndron edhe fuqia e përballjes me sprovat. Kur ti i kërkon Zotit të të japë fuqi, duhet të dish se Ai do të të përballë me sprovat nëpërmjet të cilave do ta dëshmosh fuqinë e Tij. Kur njerëzit janë të gëzuar, duken të gjithë njëlloj, dhe është pikërisht sprova ajo që do t’i dallojë. Nuk të premtoj gjithçka, por në gjithçka do të jem pranë teje dhe Amenit. Ashtu siç isha dhe jam përfillës për secilin rreth meje, do të jem edhe për ju, veçse juve do t’ju kem edhe kur s’do të jem. Ju dua me fuqinë e një mijë diejve. Paçi Bekimet Hyjnore jastëk ëndrrash dhe zgjimesh! Me dashuri, babi Bes!”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)


Shtuar 12.07.2024 11:16