Viti 2025 ka nisur me lajme të papritura për Juliana Nurën, ish-finalisten e BBVK1, e cila duket se ka përjetuar një ndarje me Gerti Beqirajn, pas disa muajsh romance.
Dyshja, e cila ka ndarë imazhe të shumta së bashku në Zvicër dhe Kosovë, tani kanë hequr të gjitha fotografitë e përbashkëta dhe Gerti nuk e ndjek më Xhulin në rrjetet sociale.
Po ashtu, Xhuli nuk e ndjek më as faqen e parfumeve të Gertit. Nuk dihet ende nëse ndarja është përfundimtare apo nëse janë duke përjetuar një krizë të momentit.