Fiksoi rrjetin, Kida publikon një pjesë të këngës me reperin gjerman (VIDEO)

Të gjithë fansat e Kidës dhe Samra janë në pritje të projektit të tyre muzikor, që kur dyshja lajmëroi nga Dubai që po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Ndërkohë që aristët ende nuk kanë një datë të publikimit të këngës, ylli i “Drunk” ka ndarë me ndjekësit një pjesë të saj.

Ajo ka zbuluar pak nga projekti i ri, që duket se do të jetë mjaft ritmik. Në video Kida shfaqet duke kërcyer në makinë nën ritmet e këngës, që mesa duket do të mbajë titullin “Lila”. “Lila 21”, shkruan ajo në postim dhe ka bërë tag në postim reperin gjerman.

Kujtojmë se dy artistët kanë ndarë në Instagram një pjesë të shkurtër nga videoklipi. Kida shfaqet shumë seksi me flokët e lyer në ngjyrë çokollatë, teksa hipën në një makinë luksoze.

Bashkëpunimi me Samra-n nuk do të jetë i vetmi për këngëtaren kosovare pasi sipas “Prive” ajo ka bashkuar forcat për një projekt muzikor me mikun e saj, Ledri Vula.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)


Shtuar 18.05.2021 14:28