E BUJSHME/ Barcelona nis bisedimet me Hansi Flick

Barcelona ka filluar bisedimet me Hansi Flick, pasi ky i fundit do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij edicioni.

Trajneri gjerman fitoi tripletën me Bavrezët në edicionin e kaluar, derisa në këtë aktual, u shpall kampion, që ishte trofeu i nëntë me radhë për klubin në Bundesligë.

Mirëpo, raportet jo aq të mira me kryesinë e klubit, bënë që rrugët mes tyre të ndahen, gjersa strategu lidhet me një kalim te kombëtarja e Gjermanisë si pasues i Joachim Low.

Për të arritur marrëveshje me Flick, Barcelona fillimisht duhet të shkarkojnë  Ronald Koeman.

Trajneri holandez mori detyrën në verën e kaluar, mirëpo dështoi në Ligën e Kampionëve dhe së fundmi në La Liga.Kjo i ka zhgënjyer kryesinë e klubit dhe janë të gatshëm që të shkarkojnë Koemanin, për ta zëvendësuar me Flick.


Shtuar 18.05.2021 14:27